Projektligji amerikan ‘Western Balkans Democracy and Prosperity Act’ parashikon krijimin e një nismë të gjerë kundër korrupsionit për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, e cila do të zbatohet nga Departamenti i Shtetit përmes programeve ekzistuese dhe atyre të reja. Nisma synon ndërhyrje direkte në strukturat shtetërore, duke e konsideruar korrupsionin politik si pengesën kryesore për demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe besimin e qytetarëve.
SHBA parashikon asistencë teknike direkte për Shqipërinë, me kusht që qeveria shqiptare të rishikojë strategjinë kombëtare kundër korrupsionit, të pranojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me programet amerikane. Kjo do të thotë se angazhimi i qeverisë shqiptare do të jetë i matshëm dhe jo thjeshtë me deklarata nga qeveria. Ligji thekson qartë se korrupsioni politik duhet luftuar sidomos në gjyqësor, institucionet që administrojnë zgjedhjet dhe prokurimet publike.




