SHBA dhuron 25 milion doza të vaksinave anti-Covid në të gjithë botën

SHBA do të dhurojë 25 milion doza të vaksinave anti-Covid përmes programit COVAX të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, sipas një njoftimi nga Presidenti Joe Biden.

“Për sa kohë që pandemia vazhdon të përhapet në botë, populli amerikan do të jetë ende i rrezikuar” tha udhëheqësi amerikan në një deklaratë.

Rikujtojmë se SHBA ka dhuruar 76 milion doza përmes programit COVAX. SHBA pritet të shpërndajë 80 milion doza deri në fund të qershorit./abcnews.al