SHBA bllokon pagesat e borxhit rus duke e shtyrë Moskën drejt falimentimit

SHBA ka marrë një vendim për bllokimin e pagesave të borxhit ndërkombëtar të Rusisë, një lëvizje që mund ta shtyjë vendin më pranë falimentimit.

Departamenti Amerikan i Thesarit tha se do t’i jepte fund një heqjeje që u kishte lejuar zotëruesve të obligacioneve amerikane të pranonin pagesat, duke forcuar sanksionet e vendosura për luftën në Ukrainë.

Rregullat e reja zbatohen vetëm për njerëzit në SHBA dhe kjo do ta bëjë të vështirë për Rusinë të bëjë pagesa diku tjetër duke pasur parasysh rolin e bankave amerikane në sistemin financiar global, raporton BBC.

SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian kanë marrë një sërë sanksionesh kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck deklaroi të hënën se Bashkimi Europian është pranë arritjes së marrëveshjes, për të vendosur embargo ndaj importeve të naftës ruse.

BE-ja ka njoftuar gjithashtu plane afatgjata për t’u zhvendosur në burimet e energjisë së rinovueshme për të mos u mbështetur plotësisht te nafta dhe gazi rus.