SHBA-BE, afat i ri për marrëveshje tregtare

Presidenti amerikan Donald Trump ka rënë dakord të zgjasë afatin për bisedimet tregtare me Bashkimin Evropian (BE) deri më 9 korrik, pasi presidentja e Komisionit Evropian tha se bllokut i duhej më shumë kohë për të arritur një “marrëveshje të mirë”.

Ursula von der Leyen tha në një postim në rrjete sociale se BE-ja ishte e gatshme të lëvizte shpejt në bisedimet tregtare me SHBA-në.

Por, i duhej më shumë kohë për të arritur një marrëveshje.

Gjithashtu, ajo konfirmoi se kishte një telefonatë “të mirë” me Trumpin.

“Ne patëm një bisedë shumë të bukur dhe unë rashë dakord për të lëvizur afatin. Ajo tha se do të takoheshim shumë shpejt dhe do të shohim nëse mund të zgjidhim diçka”, tha Trump.

Ndryshe, presidenti amerikan deklaroi se ishte i pakënaqur me ritmin e negociatave tregtare me BE-në dhe kërcënoi se do të vendoste tarifa 50% për të gjitha mallrat e BE-së duke filluar nga 1 qershori.