Shaqiri vishet me një xhaketë të UÇK-së pas ndeshjes, bëhet top lajm në Zvicër

“Episodi i pakëndshëm në fund të ndeshjes në Zvicër: Tifozi hyn në fushatë gjatë intervistave dhe ia vendos Xherdan Shaqirit një xhaketë.

Televizioni zviceran, “RSI Sport” postoi videon dhe e cilësoi si skandal atë që ndodhi.

Por, skandaloz ishin vet “RSI Sport” me përshkrimin e videos duke e quajtur organizatë terroriste UÇK-në.

Simboli në Xhaketë ishte i UÇK-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e listuar nga OKB si organizatë terroriste”, ky ishte përshkrimi i “RSI Sport”.

Por, duket se “RSI Sport” i ranë pishman, pasi kjo video më nuk është në llogarinë zyrtare të tyre në Facebook.

Videoja është fshirë pasi përshkrimi ishte skandaloz.