Deputeti i ASH-së Rijad Shaqiri në emisionin e moderatorit Sefer Tahirit “Dialog te Lajmi”, ka shtru nevojnën e një marrëveshje vëllazrore mes partive shqiptare.
“Duhet të ketë një marrëveshje vëllazërore për mos ta ulë potencën politike në kuadër të qeverisë, që ajo që merr më së shumti vota në kuadër të legjislacionit të ardhshëm të ketë mundësinë të bisedon për qeverisjen e ardhshme, po thjesht të bëhet një strategji për zgjidhjen e shumë çështjeve të cilët i kemi, i kemi pezull në Republikën e Maqedonisë së Veriut që janë për, për shqiptarët kryesisht”.
Sefer Tahiri: Thoni marrëveshje vëllazërore që i bie, thirreni në traditën e shqiptarëve. Kanunin e shqiptarëve, por ju e dini që politika shpesh nuk është çështje e etikës apo çështje marrëveshjeve vëllazërore, sepse ja po shprehem me fjalorin tuaj.
Deputeti Rijad Shaqiri: Sigurisht…
Tahiri: Ndonjëherë vëllezërit edhe mund të mos merren vesh, sidomos kur është fjala për hise. Në këtë rast është fjala për një hise të madhe që quhet pushtet.
Deputeti Rijad Shaqiri: Po këtu është babai i cili duhet t’i presë puntë!
Tahiri: Kush është babai?
Deputeti Rijad Shaqiri: Kemi dy shtete të cilat thjesht janë në funksionim, edhe thjesht ato duhet t’i thërrasin edhe t’i… këtë rast i bie që kemi dy… Dy shtete. Kemi Shqipërinë, kemi baballarë domethënë kemi Shqipërinë që mund ta llogarisim babain edhe Kosovën nënën, që e kemi në këtë rast.



