Shaqiri pa afat konkret se kur do të pajisen nxënësit me libra

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri ripërsëriti se “problemi me librat nuk filloi nga janari” por është më i hershëm, përcjell TV21. I pyetur se kur duhet pritur zgjidhja, Shaqiri nuk dha afat konkret por tha se po bëhen libra të rinj për 30% të programit mësimor të arsimit fillor dhe sapo Këshilli Nacional të përfundojë me këtë procedurë do të ulen që të bëjnë zgjidhjet ligjore për lehtësim për procedurat administrative.

“Sa i takon asaj që kam thënë për muajin tetor dhe nëntor, unë në këtë kohë që nxënësit të mos harxhojnë nga buxheti i tyre, fëmijët e klasës së parë, të dytë, të katërt dhe të pestë, që të mos i printojnë materialet, që kanë mbështetur materialet e printuara, ato janë siguruar më 1 shtator me buxhet shkollor. Ka institucione të cilat nuk kanë dorëzuar të dhënat elektronike të sakta deri në Ministri, në momentin që nuk është në fajin e Ministrisë që ka mungesë që janë me numra të caktuara nëpër shkolla të caktuara, por jemi përgjigjur dhe kërkesës kur na ka ardhur ankesa kemi dorëzuar përsëri materiale”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i MASH.