Shaqiri: Nuk festoj nëse shënoj ndaj Kosovës

Xherdan Shaqiri, tha se nuk feston nëse arrin të shënojë ndaj Kosovës.

Kosova do të përballet në miqësore ndaj Zvicrës. Kjo ndeshje do të jetë mjaft e speciale, për tre futbollistët zviceran me prejardhje nga Kosova, si dhe për lojtarët kosovar që jetojnë e veprojnë në Zvicër.

“Është një ndeshje shumë emocionale për shumë lojtarë, jo vetëm për ne që kemi lindur në Kosovë, por edhe për lojtarët që luajnë në Kosovë që janë rritur në Zvicër”, ishin fjalët e Shaqirit, për Sportin Total.

Ai gjithashtu, tha nëse do i vije rasti për të shënuar do ta bëjë, por nuk do të festojë.

“Po të kem rast të shënoj, duhet të shënoj. Por sigurisht se nuk do të festoja nëse do të shënoja gol, sepse kam respekt për Kosovën”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do zhvillohet më 29 mars në Cyrih, me fillim nga ora 18:00.