Në emisionin Click Plus në TV21, ku u diskutua për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Jeton Shaqiri nga BDI theksoi se ligji nuk ka elemente sanksionuese. Mes tjerash, Shaqiri tha se nga opozita askush nuk thotë që ligji është i mirë.
“Nga titulli është Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, por nëse e shohim në përmbajtje përfaqësimi kalon si element i dytë adekuat, ndërsa vendoset meritokracia”, tha Jeton Shaqiri nga BDI.



