Shaqiri: Kërkesa ime ishte edhe në gjuhën shqipe, “shqipes” as vulë në Kuvend nuk i vendosin

Sa i përket dokumentet të shpërndarë, ku deputeti Rijad Shaqiri, kishte parashtruar një kërkesë deri tek Sekretari Gjeneral i Kuvendit, në gjuhën maqedonase, Shaqiri, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se e vërteta është se kërkesa e tij është adresuar edhe në gjuhën shqipe.

“I kam edhe dëshmitë me vete. Më vjen keq se në momentin që ne si deputetë shqiptar, mundohemi ta sulmojmë VMRO-në, nuk merremi aspak me VLEN-in, sepse është ajo thënia famoze ‘Zot, fali se nuk dinë çfarë bëjnë’ nuk jemi marrë asnjëherë me ta se nuk kam kohë të merrem se e di kapacitetin e tyre, edhe… ne kishim përplasje me nënkryetarin e VMRO-së, më vjen keq se si mund të kenë një orkestrim të tillë kur ne si shqiptarë ballafaqohemi me maqedonasit, portalet të cilët i kontrollojnë ata, neve na sulmojnë”, deklaroi deputeti Shaqiri, duke shtuar se kërkesës shqip “as vulë në arkiv nuk i vendosin” .

Më pas ai deklaroi se përgjigja të cilën e ka marrë nga sekretarja e parlamentit është vetëm në një gjuhë në gjuhën maqedonase.