Shantazhoi shkupjanin me materiale komprometuese, arrestohet i riu nga fshati Lubin

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në mesditë kanë arrestuar 25-vjeçarin A.A. nga fshati Lubin i Shkupit, përcjell TV21. Arrestimi vjen pasi personi në fjalë ka shantazhuar me material komprometues një shkupjan.

“Ka shantazhuar një shkupjan me publikimin e materialeve komprometuese, nëse nuk i jepte para. Pasi i janë kërkuar para, i dëmtuari ka paraqitur rastin në stacionin policor. Në bashkëpunim me prokurorin, paratë janë përpunuar në mënyrë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë të dëmtuarit për t’ia dhënë shantazhuesit. Menjëherë pas marrjes së parave, A.A. është kapur nga efektivët e policisë dhe i janë gjetur paratë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit në Prokurorinë Themelore Publike, kundër A.A. do të bëhet kallëzim penal sipas neni 259 nga Kodi Penal”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.