Më 21.03.2026, rreth orës 21:55 në Gostivar, policia ka arrestuar personin G.G. (34) nga fshati Çegran. Arrestimi erdhi pas denoncimit nga një person nga një fshat i Tetovës, i cili deklaroi se G.G. e kishte shantazhuar duke i kërkuar 5000 euro për një borxh të pretenduar.
I dyshuari i kishte dërguar mesazhe kërcënuese dhe e kishte kërcënuar me publikimin e një regjistrimi të bisedës mes tyre. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës.






