Shangai kryeson renditjen e forcës konkurruese të qyteteve

Shangai kryeson renditjen e forcës së gjithanshme konkurruese ekonomike midis qyteteve të Kinës, sipas Raportit të 19-të të Konkurrueshmërisë Urbane të Kinës.

Raporti u publikua së bashku nga Akademia Kombëtare e Strategjisë Ekonomike e Akademisë Kineze të Shkencave Shoqërore dhe Shtëpia Botuese e Shkencave Shoqërore e Kinës të martën.

Raporti bazohet mbi një studim vlerësimi në 291 qytete kineze për sa i përket forcës së gjithanshme konkurruese këtë vit. Ndër 10 qytetet kryesore janë Shangai, Shenzhen-i, Hong-Kongu, Pekini, Guangzhou, Suzhou, Tajpei, Nankini, Wuhan dhe Wuxi, tre nga të cilat ndodhen në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao.

Shangai e kaloi Hong-Kongun dhe Shenzhen-in duke u ngjitur sërish në krye të renditjes sivjet.