Shakira thumbon të dashurën e Pique: Ka një vend në ferr

(FILES) This file photo taken on September 5, 2019 shows Colombian musician Shakira and partner Kosmoa Founder and President, Spanish football player Gerard Pique attending the Davis Cup Presentation in New York. - Colombian superstar Shakira and FC Barcelona defender Gerard Pique said on June 4, 2022 they were calling time on their relationship of more than a decade. The couple share two children. (Photo by Bryan R. Smith / AFP) (Photo by BRYAN R. SMITH/AFP via Getty Images)

Shakira thotë se ka një “vend në ferr” për gratë që nuk i mbështesin gratë e tjera – ndërsa ajo vazhdon të kritikojë publikisht ish-in e saj Gerard Pique dhe të dashurën e tij.

Në një intervistë të re, këngëtarja e “Hips Don’t Lie” tha se e kuptoi se mund të ishte plotësisht e “vetëmjaftueshme” pasi ishte ushqyer me narrativën e “një grua kishte nevojë për një burrë që të ishte e plotë”.

“Ka një vend në ferr të rezervuar për gratë që nuk mbështesin gratë e tjera,” i tha Shakira Enrique Acevedo në Canal Estrellas. “Unë kam qenë gjithmonë emocionalisht mjaft e varur nga burrat me të cilët kam rënë në dashuri. “, shtoi ajo, “dhe mendoj se kam qenë në gjendje ta kuptoj atë histori nga një këndvështrim tjetër, dhe sot jam e mjaftueshëm vetëm.”

Këngëtarja e “Waka Waka” tha se ajo “ka dalë më e fortë” pasi u përball me “betejat e jetës” mes zërave se ish-futbollisti e tradhtoi atë me të dashurën e tij aktuale 23-vjeçare, Clara Chia Marti, me të cilën së fundmi ai zyrtarizoi lidhjen edhe në mediat sociale. “Kur një grua duhet të përballet me betejat e jetës, ajo del më e fortë,” shtoi Shakira.

Fituesja e Grammy tha se po fokusohet të jetë një “luaneshë” për dy djemtë e saj, Milan, 10 vjeç dhe Sasha, 8 vjeç.

“Kjo forcë vjen nga përjetimi i një humbjeje të dhimbshme, nga pranimi i saj, nga tolerimi i një zhgënjimi, nga të kuptuarit se jeta nuk na sjell gjithmonë atë që duam,” shpjegoi ajo.

“Ka ëndrra që prishen dhe ju duhet të merrni pjesët e vogla nga toka dhe të bashkoheni përsëri dhe gjithashtu të jeni shembull për fëmijët.”

Shakira dhe Piqué konfirmuan ndarjen e tyre në një njoftim të përbashkët në qershor 2022, dhe më vonë ajo zbuloi se ajo dhe djemtë e saj do të transferoheshin në Miami, pasi të kishin vendosur një marrëveshje për kujdestarinë me ish-mbrojtësin e Bareclonës.