Shakira publikoi këngën e saj më të fundit emocionuese të titulluar “Acrostico”, një dedikim për dy fëmijët e saj, Milan dhe Sasha, përpara Ditës së Nënës më 14 maj.
Megjithatë, kënga u duk gjithashtu se bëri një ‘goditje’ tjetër ndaj ish-partnerit Gerard Pique, teksa ajo përmend ‘thyerjen e zemrës’ dhe se si fëmijët e saj i mësuan asaj se ‘dashuria nuk është një mashtrim’.
Krijuesja e hitit “The Hips Don’t Like”, 46 vjeçe, e cila kohët e fundit ndezi thashethemet për romancë me Tom Cruise dhe yllin e Formula 1, Lewis Hamilton, gjatë fundjavës në Miami Grand Pix, fillimisht ngacmoi datën e publikimit të baladës në Instagramin e saj, shkruan DailyMail.

Ajo postoi një vizatim të lezetshëm të një zogu nënë dhe dy foshnjat e saj lart në një pemë, me emrin e këngës që shfaqet në sfond.
Nëna e dy fëmijëve më vonë publikoi një pjesë të këngës për 86 milionë fansat dhe ndjekësit e saj, si dhe një video zyrtare në faqen e fitueses së “Grammy” në YouTube.
“Acrostico” prek disa tema gjatë gjithë këngës, si thyerja e zemrës dhe dashuria që ka për dy djemtë e saj, të cilët i ndan me ish-partnerin, Gerard.

Të dy u ndanë në qershor 2022 pas gati 12 vitesh lidhje pas lidhjes së tij të dyshuar me Clara Chia Marti.
Titulli i këngës, “Acrostico”, do të thotë se shkronja e parë e çdo rreshti në një kompozim shpreh një fjalë.






