Shakira do të bëhet nënë për herë të tretë?

Parashikuesja Mhoni Vidente ka deklaruar në një emision se këngëtarja e mirënjëohur e muzikës latine, Shakira mund të bëhet sërish nënë.

Parashikimi ka rënë si bombë në rrjetet sociale dhe të gjithë kanë filluar aludimet se babi mund të jetë piloti Luis Hamilton.

“Një që do të bëhet nënë këtë vit është Shakira. Babai është sportist ose dikush që ka qenë i shoqëruar me të”,- theksoi parashikuesja teksa më tej “parashikoi” dhe gjininë e fëmijës, teksa tha se këngëtarja kërkon të ketë një vajzë.

Ndërkaq, përsa i përket “emrit” të babait, këngëtarja kolumbiane Shakira dhe piloti Luis Hamilton aludohen se janë në lidhje prej kohësh, por asnjëri nuk e ka konfirmuar apo mohuar lajmin.