Në Maqedoninë e Veriut, rreth 287 familje kujdesen për rreth 400 fëmijë pa prindër, ndërsa 207 fëmijë të tjerë, janë të vendosur në 79 familje kujdestare, të cilët njëkohësisht janë të afërm të tyre. Këto të dhëna i shpalosi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska, në ditën ndërkombëtare për familjet kujdestare dhe ditën për mbrojtjen e fëmijëve.
JAGODA SHAHPASKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE
“Në vendin tonë ka 287 familje në të cilat ofrohet kujdes për më shumë se 400 fëmijë, poashtu ka edhe 79 familje kujdestare që janë të afërm, ku janë të vendosur rreth 207 fëmijë. Me ligjin e ri për mbrojtje sociale I themelojmë qendrat për mbështetje të familjeve kujdestare, dy qendra të tilla së shpejti do të hapim në qytetet në Manastir dhe Shkup. Qëllimi I qendrave për mbështetje është në ndrejtim të mbështetjes, përgatitjes dhe trajnimit të familjeve kujdestare.”
Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, ambasada e Sllovakisë ofroi aparate të posaçme për ventilim mekanik, të cilat deri më tani nuk ekzistonin në vendin tonë. Sipas numrit një të shëndetësisë Venko Filipçe, falë zbatimit të këtij lloji të ventilimit, shumë fëmijë do të shërohen.
VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Po përparon edhe procesi I transplantimit. Në dy vitet e kaluara në bashkëpunim me klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe klinikën për hematologji janë bërë transplantime tek fëmijët nga mosha 16 vjeçare. Ata ishin fëmijë që deri atëherë ishin udhëzuar për shërim jasht vendit.”
Ambasadori Sllovak, Henrik Markush tha se ventilimet janë siguruar vetëm për shtetin, se ato janë me kualitet botërorë dhe vetëm një prej tyre kushton 25 mijë euro. Ai theksoi se këto aparate janë punuar nga një kompani sllovake, ndërsa janë sjellur përmes fondacionit të NATO-së.
HENRIK MARKUSH – AMBASADOR I SLLOVAKISË
“Qëllimi është të shpëtohen sa më shumë jetë. Drejtoresha e klinikës,ka qenë para disa ditëvë në Sllovaki, me qëllim që ta specializojë trajnimin për përdorimin e ventilatorëve.”
Drejtoresha e klinikës Aspazija Sofijanova tha se festimi I ditës ndërkombëtare të fëmijëve nënkupton buzëqeshje të fëmijës, ndërsa ajo që kjo klinikë duhet ta ofrojë si prodhim final është buzëqeshja tek familjet dhe fëmijët të cilët në klinikë shkojnë të sëmurë. /KlanMacedonia




