Shaban Memeti ftohet në Kombëtaren e Maqedonisë U-20

Lojtari i KF Arsimit, Shaban Memeti, është ftuar nga përfaqësuesja e Maqedonisë U-20 për ndeshjen miqësore mes Lihtenshtajnit dhe Maqedonisë.

Nga klubi bëjnë të ditur se kjo ftesë vjen si rezultat i formës së mirë dhe përkushtimit të vazhdueshëm që Memeti ka treguar me fanellën e KF Arsimit.

“Sikundër për lojtarin, kjo është një arritje e madhe edhe për klubin tonë dhe për gjithë komunitetin që e mbështet KF Arsimin me zemër. Ajo tregon edhe një herë se ne gjithmonë kemi besuar te potenciali i të rinjve dhe kemi punuar që ata të kenë një vend të veçantë në projektin tonë”, thuhet mes tjerash nga klubi.

Në njoftim theksohet se përkushtimi i Memetit, si dhe besimi dhe përkrahja e klubit, po shpërblehen fuqishëm me këtë ftesë të merituar në përfaqësuese.(INA)