Sfidat për shpëtimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni

Shkruan: PROF. DR. EJUP AJDINI

Historia është e mbushur plot me mallkime që kanë shkaktuar tragjedi e fatkeqësi të shumta ndër popuj. Këto mallkime i atribuohen më tepër fatit tragjik të tyre, por shumë prej tyre janë të natyrave të çuditshme, saqë mbeten përgjithmonë të pashlyera nga ndërdyja e jonë.

Historianët shqiptarë në Maqedoni ende nuk kanë dhënë studime të detajuara lidhur me origjinën dhe shpërndarjen e shqiptarëve ortodoks të Rekës. Tragjeditë që përjetuan shqiptarët ortodoksë dhe ata myslimanë e katolik në tërësi, më nxiti që “Maqedonia, racat e saj dhe ardhmëria e tyre” të botuar në Londër (1906), ka vërejtur se: “Nga racat që jetojnë ot në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë” ( F. Xhara, Standardi, 05. 08. 2013)

.Plani i politikës sllave gjithmonë ka vepruar asisoj që shqiptarët ortodoksë të shndërrohen në sllav, shqiptarët mysliman në turq, kurse ata katolik janë më pak dhe duhet zhdukur. E gjithë kjo tregon se nuk ka fenomen më tragjik për një popull se sa t’i fshihet tërësia e identitetit kombëtar. Thellësia e problemeve shqiptare, veçmas e atyre të Rekës,rrënjët i ka që me Luftërat Ballkanike, ku u tradhtuan interesat shqiptare. Në këto luftëra më së shumti fitoi territore Serbia, me afër50 për qind më shumë nga ajo që kishte pasur në të kaluarën, kursemë së shumti humbi Shqipëria, mbi 60 për qind më pak se sa kishte pasur më parë në katër vilajetet shqiptare deri më atë kohë. Aleancat Ballkanike nuk e pranonin Shqipërinë me të drejta të barabarta në luftë kundër sundimit të perandorisë osmane, sepse kishin bërë planin e fshehtë për copëtimin e tokave të sajë. Kjo ishte situatë faree pa përshtatshme për shqiptarët, sepse Shqipëria duhej të luftonte me të gjithë. Këto copëtime të trojeve shqiptare dalëngadalë filluan të legjitimohen me Traktatin e Bukureshtit (1913), prej nga edhe burojnë pasojat katastrofale për shqiptarët. Shqipëria u copëtua dhe me e keqja ishte se shqiptarët në këtë traktat përfaqësoheshin nga Perandoria Osmane. Pasi Turqia ua ktheu shpinën shqiptarëve,qëllimet e errëta të popujve fqinj diheshin dhe sot e asaj dite pasojat etyre rendin varg e bisht. Por sa i përket shqiptarëve të Rekës, ata patën edhe një fatkeqësi tjetër, veçmas pjesa ortodokse, pasi mbetën një komunitet i ndarë fetarisht nga pjesa tjetër shumicë shqiptare në Maqedoni dhe nga komunitetit ortodoks shqiptar në tërësi dhe sikur e përcolli ironia e fatit një shekull të tërë. Pushteti sllavo-maqedonas punoi me dekada, gjatë tërë kohës së komunizmit, që t’i shpërbëjë shqiptarët ortodoksë, duke keqpërdorur aspektin fetar dhe përmes fesë e identifikonte edhe aspektin kombëtar të tyre, të cilët prej kohës komuniste e deri më sot nuk njihen si komunitet zyrtar në Maqedoni, sepse një numër i madh ityre, dekada me radhë kanë pasur frikë të deklarohen me kombësi shqiptare. Ky pushtet tentonte që me çdo kusht t’ua ndërroj identitetin kombëtar, por faktet flasin ndryshe.

Analiza e thuktë tregon se në 49 për qind fjalëve bazike dominon origjina shqiptare e rekasve të epërm, a origjina sllave e fjalëve është përfaqësuar 23 për qind,gjegjësisht 24 për qind, ndërkaq me prejardhje turke janë vetëm 8 përqind. (Branisllav Sinadinovski, Josif Bageri, Shkup, 2013, f. 55).

Kjo qartë tregon se rekasit nuk janë sllav të shqiptarizuar, siç pretendojnë “studiuesit” sllavë, porse janë shqiptar me ndikime sllave. Pushteti monist vepronte asisoj saqë familjeve të shqiptarëve ortodoksë nga fshatrat e Rekës së Epërme, u imponoi mbiemra të rinj. Kjo bëri që shqiptarët ortodoksë me dekada të jetojnë të dyzuar,duke realizuar fenë e të parëve, por pa identitet kombëtar. Kjo,mosshkollimi i fëmijëve të kësaj ane, izolimi i thellë në vetvete, bëri që gjeneratë pas gjenerate ta harrojnë gjuhën amtare dhe të marrin rrugëtime në kahe të ndryshme, pothuajse pa kthim. Tragjiken historike kombëtare në përgjithësi, dhe në veçanti atë të rekasve e hetoi gati një shekull më parë, pikërisht biri më i denjë i kësaj ane, e pse jo edhe i mbarë kombit tonë, Josif Bageri, i cili, duke e ndjere thellësisht se çfarë rreziku i kanosej popullit të tij, veçmas nga turku, greku e serbi, ai ndër të tjera shkruante:

”Të gjitha fuqitë evropiane kanë interesat e tyre në Shqipëri…Ata kurë nuk do merren vesh për çlirimin e popullit shqiptar…

dhe duke parandier këtë gjendje të dhembjes krenare, në një rast i shkruante Ibrahim Temos:

“Vëlla i dashur Ibrahim, të lutem që t’i tubosh të gjithë ata shqiptarë të zjarrtë krishterë e myslimanë dorë për dore që të betohen…”besa-besë”, do të vdesin për Shqipëri ne si heronj dhe kurrë nuk do ta tradhtojmë njëri- tjetrin.( Po aty, f. 270-71 )

Ky zgjim kombëtar i rekasve veproi që në kohën e Rilindjes edheatë në mënyrë kolektive. Për padrejtësinë nga Konferenca e Ambasadorëve të fuqive të mëdha në Londër, Komuniteti i shqiptarëve të Rekës e hetoi rrezikun historik që do i e përcillte fatin e tyre dhe më 2 janar të vitit 1913, përfaqësuesit e fshatrave ortodokse shqiptare të Rekës së Epërme i drejtuan një letër ministrit të Jashtëm britanik, Eduard Grej, që kryesonte Konferencën e Ambasadorëve, ku i konfirmonin përkatësinë e tyre shqiptare dhe denonconin shtypjen e egër nga autoritetet serbe (Gazeta shqiptare,18.07 2011, Shaban Murati, Shqiptarët ortodoks në republikën e Maqedonisë )

Pas viteve ‘90-të ka filluar rishikimi dhe ringjallja i identitetit tëshqiptarëve të Rrekës. Pas viteve 90-të BKSHM botoi librin “Reka vendi im” të J. Bagerit, përgatitur nga Nexhat Abazi, unë, posa lexova librin, menjëherë dhe pa hezitim shkrova artikullin “Shpirti i Rekës nuk Vdes” në revistën “Vlera”, për të cilin shkrim ruaj mendimin se është nga te paret e këtij lloji në Maqedoni, ku përmendet dhe ngritët zëri për shqiptarët e braktisur të Rekës. Pastaj filluan edhe studime dhe shkrime te intelektualëve të tjerë që i rreken brengës shekullore për shqiptarët e kësaj ane. Me këtë temë janë mbajtur disa konferenca shkencore në Gostivar, Tetovë, në Çikago, sot këtu në Mavrovë etj. Por më shpresëdhënësja është fakti se është zgjuar ndërgjegjja e vrarë e shqiptarëve ortodoks të Rekës dhe publikisht, jo vetëm se e deklarojnë identitetin e tyre kombëtar, por edhe bëjnë përpjekje që edhe ta sensibilizojnë problemin edhe te pjesa tjetër ekëtij komuniteti, që nuk janë pak, që, sipas disa të dhënave, janë mbi250 mijë shqiptarë ortodoks, që ende kanë frikë të shpalojnë publikisht identitetin kombëtar. Edhe më shpresëdhënës është fakti se këta heronj të heshtur deri në këtë shekull (XXI), sot e kanë thyer tabunë e frikës nga pushteti sllavo-maqedon, ngase i takojnë shtresës intelektuale dhe akademike, të cilët me dekada nuk iu ndanë ndërgjegjes së pastër kombëtare. Nga ato figura po përmendim prof. Dr. Branisllav Sinadinovski, ligjërues në disa universitete të botës,autor i 36 veprave multidiciplinare dhe diplomat i shquar. Akademik Mateja Matevski, pastaj intelektualët Branko Manojllovski, UroshMatevski, etj.

Branisllav Sinadinovski, te libri kushtuar Josif Bagerit, botuar edhe në shqip edhe në maqedonisht, thekson me mall për gjuhën amtare dhe me sa fshehtësi e kanë ruajtur gjuhën shqipe dhe identitetin e tyre kombëtar. Ai thotë se “deri në vdekje të gjyshes sëautorit, gjuha shqipe ishte gjuhë komunikimi në shtëpi… (Branisllav Sinadinovski, Josif Bageri, Shkup, 2013, f. 16).

Ndërkaq,Urosh Matevski, po ashtu një shqiptar ortodoks i Rekës,është i mendimit se fshatrat e rajonit të Rekës së Epërme, që shtrihen midis Gostivarit dhe Dibrës, gati se janë zbrazur tërësisht. Kjo kuptohet se është pasojë e regjimit të kurdisur komunist, që përmes skenarëve të ndryshëm çuan në zhdukje te numrit të shqiptarëve ortodoksë: Reka s’ka më katunde me njerëz. Përpara Reka kishte 16 katunde, tash ka mbetur vetëm Verbeni, ku ka pak njerëz. Asimilimi e ka bërë punën e vet ashtu siç e bëri. Po unë asnjëherë nuk them se gjuha ime nuk është gjuha shqipe….” (Identiteti i rishkruar i shqiptarëve të Rekës, Radio Evropa e Lirë).

Sipas Vllado Popovski, ligjërues i Historisë në Universitetin e Shkupit, kuptohet se nuk është bërë revidimi i historisë, dhe se duhet të eliminohen të gjitha dilemat shtrembëruese historike midis shqiptarëve dhe maqedonasve, sepse në të kaluarën historike nuk kanë qenë këto dilema dhe probleme të sotme: “Gjeneratat më të vjetra, shqiptarët dhe maqedonasit, kanë ditur të jenë më të afërt dhe njëherësh kanë vepruar bashkërisht, siç ishte lufta për liri, duke formuar lëvizje dhe institucione të përbashkëta që nga lëvizjet shqiptare për çlirimin e Shqipërisë bashkërisht me komitetin e VMRODPMNE-së duke e bllokuar tërësisht administratën turke”. (Identiteti i rishkruar i shqiptarëve të Rekës, Radio Evropa e Lirë).

Heroi i kohës sonë nga shqiptarët ortodoks të Rekës, pas Josif Bagerit nga periudha e Rilindjes Kombëtare, gati një shekull më vonë,me krenari dhe pa asnjë hezitim e ngriti zërin z. Branko Manajlloski, i cili botërisht kundërshtoi këtë idiotësi historike dhe botërisht e mbrojti identitetin e tyre kombëtar, të ruajtur heshtas me dekada të tëra në rrethana të errëta, gat të pashpjegueshme. kjo fjalë mori dhenë në simpoziumin shkencor, mbajtur më 25-26 qershor 2011, në lokalet e USHT-së, me temë kushtuar Josif Bagerit. Fjalimi i Xha Brankos (siç e thërrisnin ato ditë të gjithë pjesëmarrësit e simpoziumit) u quajt edhe kambana e alarmit, e cila mund të regjistrohet si një nga ngjarjet e shënuara historike, veçmas përpeshën dhe ruajtjen e identiteti kombëtar nga shqiptarët e Rekës. Branko këtu e shpalli publikisht se shqiptarët ortodoks të Rekës ishinpastër me kombësi shqiptare. Jo vetëm kaq, por idetë dhe ndjenjatpër gjuhën shqipe, traditat shqiptare dhe zakonet e Rekës në përgjithësi, Brano Manajloski do i paraqes edhe në një emision special në TVM, programi i dytë në gjuhën shqipe, program ky që trazoj ndjenjat e gjithë shqiptarëve në Maqedoni dhe më gjerë. Në këtë emision televiziv Xha Branko shprehej në gjuhën shqipe,maqedonase dhe në atë angleze, por jo e rastit, pasi asaj ane “u kishte djegur tambli, tani duhej të fryhej edhe kosi”, sepse nuk do mundej kush ta shtrembëronte këtë intervistë, këtë histori. Ai ndjehejtejet krenar për gjithë atë çka është shqiptare, dhe me krenari flistepër origjinën, gjuhën dhe historinë e komunitetit ortodoks të tyre. Ai ndezi ekranin e një realiteti të errët e të hidhur të kësaj ane, tëshkaktuar dhe të harruar qëllimisht nga pushtetet me politika të“dreqit”. Kjo shpalosje e ekzistencës ortodokse shqiptare në Maqedoni, për opinionin publik erdhi si ngjarje tronditëse, pasi vetë Branko thotë: “Deri në vitin 1948 asnjeri nga fëmijët e fshatit tim dhe të fshatrave fqinje nuk dinim pothuajse asnjë fjalë në gjuhën serbe ose në atë maqedonase, se e tërë popullsia shqiptare e Rekës sëEpërme, ortodokse dhe myslimane, gjuhë komunikimi në shtëpi kanë pasur vetëm gjuhën shqipe, se shqiptarë ortodoksë ka pasur pothuajse në të gjithë hapësirën e tanishme të Republikës së Maqedonisë. ( Ballkan Web, Respekt kombëtar për Branko Manajllovskin).

Më e keqja dhe më tragjikja ishte se ky komunitet u hesht nga qeveritë shqiptare. Që nga 1945, gjatë tërë periudhës komuniste, por edhe gjatë dy dekadave të kaluara të demokracisë, s’u përmend as nga qeveritë shqiptare, as nga deputetët shqiptar në kuvendin e Maqedonisë dhe asnjëherë nuk e ngritën zërin rreth këtij fenomenit tragjik. Politikanët tanë më tepër janë marrë me tema absurditeti se sa me tema të rëndësishme, me të cilat ballafaqohet vazhdimisht kjo popullatë. Vetëm filozofia e kotësisë mundet ta zbërthej absurdin e kësaj“demokracie ballkanike”. Pse? A nuk është absurde! Ku shkuan ata njerëz? pse nuk jetojnë më, pse i braktisën vendet e tyre… nuk ishin pak, ishin 16 fshatra, me mbi 250 mijë banorë në mbarë Maqedoninë. Kush mban përgjegjësi për këtë gjenocid, pse heshtet, apo duhet ta quajmë aksident historik, pra është koha kur gjërave duhet thënë troç, ashtu siç shkruante gati një shekull më parë Josifi i madh, që vizioni i tij politik edhe sot e kësaj dite është aktual:

“Serbia dhe Greqia janë ma t’rreptit armik të Shqipenis sepse shpresat e këtinej dy shteteve ishin dhe janë të gjendojn (zgjerojnë) kufiat e tyrej”. (Shqipja e Shqipnis nr. 6, Sofje, 01.08.1909).

Sa e dhimbshme dhe ironike është fati i kësaj pjese të popullatës shqiptare, kur mirëfilli dihet se pikërisht nga Josif Bageri lindi shkolla e parë shqipe e këtyre anëve më 1908 dhe sot pikërisht këto fshatra dhe ky komunitet të përjetojnë shkallën më tragjike të asimilimit dhe shthurjes si tërësi kolektive. Një fatkeqësi tjetër e këtij komuniteti është se edhe Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare ka humbur fuqinë e saj, pasi rrethanat ekonomike dhe ato politike të Ballkanit tësotëm, këtë komunitet, e them me keqardhje, po e rrëmben politika dhe kisha greke. Prandaj edhe në këtë aspekt ata çalojnë. Për këtë do të ishte krenari para zotit dhe kombit që komuniteti shqiptar si tërësi ta marrë këtë barë mbi vete dhe ta kthejë jetën e Rekës ashtu siç ka qenë në origjinalitetin e saj, pasi ne jemi të lidhur një kombi, një gjuhe, një flamuri e tradite, të një gjaku. Pikërisht këtu qëndron krenaria fetare dhe kombëtare e një populli të civilizuar.

Tanimë shqiptarët ortodoks të Rekës veprojnë edhe më të bashkuar dhe janë vënë në veprim, veçmas përmes shoqatës “Josif Bageri, që është themeluar dhe vepron që disa vite më parë. Para do kohe, më 18 tetor 2013, Liga Qytetare

Shqiptaro-Amerikane në NJUJORK, të revoltuar thellë për gjendjen tragjike të shqiptarëve

ortodoks në Maqedoni, ndër të tjera i shkruan ish kongresistit Joe Dioguardi: I nderuar z. DioGuardi. Problemin e çështjes shqiptare ortodokse në Maqedoni të afrojmë për shqyrtim në Komisionet Politike në Kongresin Amerikan dhe në Senatin në Uashington, që ka të bëjë metë Drejtat e Njeriut për të lejuar me ligjet demokratike të lejimit të paraqitjes së identitetit kombëtar shqiptar ortodoks me vlerat universale të demokracisë dhe të përkrahjes nga institucionet e shtetit demokratik në Amerikë. Për këtë temë dëshirojmë që të jemi në bashkëpunim të mëtejmë! (Gazeta Dielli 18 tetor, 2013)

Edhe në shumë vendetë tjera të Maqedonisë, si në Kavadar, Manastir, Ohër e gjetiu, jetojnë një numri konsiderueshëm të shqiptarëve ortodoks, të cilët kanë plagë të thella dhe ende nuk munden botërisht ta tregojnë identitetin e tyre kulturor, gjuhësor e kombëtar në tërësi dhe t’i rikthehen trungut kombëtar si kthim te vëllezërit e gjakut. Prandaj, është koha e domosdoshme për ndërtimin e mekanizmave mbrojtës, nga cilido nacionalizëm qoftë, pasi historia është dëshmitare e realitetit të hidhur në Ballkan, që gjithmonë nuk ka pasur qetësi e paqe, edhe pse është ditur me fakte e argumente se kush është nëna e të gjitha të këqijave në rajon dhe më gjerë.

Konference shkencore “Reka dhe Shqiptarët e Rekës së Epërme”(2013 ; Leunovë, Mavrovë)