Sfida strategjike

Shkruan: Hyzri Salihu

Ndikimet e fuqishme agjenturore, lufta hibride kundër interesave të kombit shqiptar dhe mosnjohja e kontekstit gjeopolitik dhe gjeostrategjik prej politikës shqiptare, mungesa e qasjeve shumëdisiplinore të programuara shkencërisht me disa faza dhe nivele kohore zbatimi, mungesa e vlerësimit harmonik të vizionit dhe objektivave mbi burimet e dobishme strategjike, si dhe ndërhyrjet që shkaktojnë krizat politike dhe destabilizimi, mbajnë peng çështjen kombëtare shqiptare.

Problemi themelor: Kemi përgjegjësi për njeri-tjetrin dhe për Shqipërinë tonë, kundër psikologjisë që na ndau, drejt solidaritetit kombëtar dhe bashkimit të popullit shqiptar në shtetin-komb.

Thelbi i programit të Strategjisë Kombëtare:

Misioni i popullit shqiptar në këtë kohë, fati apo e thëna e të vërtetës mbi të, është një dhe i pandryshueshëm: mbrojtja e interesave të Popullit Shqiptar në vendin e quajtur Shqipëri, i popullit të saj kudo në Botë që mban emrin Shqiptar.
Kur populli natyrshëm arrin të kryej misionin ndaj vetes, ai e ka kryer atë edhe ndaj Njerëzimit.
Strategjia Kombëtare synon objektivat strategjik të zhvillimit kompleks dhë të rritjes së fuqisë kombëtare, sipas prioriteteve politike, ekonomike, shoqërore dhe të sigurisë.

Çështjet e sigurisë kombëtare janë detyrim kushtetues dhe kombëtar. Rreziqet dhe kërcënimet e jashtme janë objekt i gjeopolitikës. Opsionet strategjike nuk shërbejnë si ura lidhëse për transformimin e sigurisë në politika konkrete zhvillimi. Dhuna psikologjike dhe politike e shteteve fqinje mbi çështjen kombëtare, janë burim i pasigurisë për kërcënime të jashtme kundër kombit dhe shteteve shqiptare. Rajoni mbetet burimi i konflikteve, për mungesë të stabilitetit prej nacionalizmit agresiv. Kombi shqiptar mund të përballet me kërcënime dhe rreziqe që dhunojnë interesat kombëtare.

Sot i jemi nënshtruar efekteve të luftës hibride, e cila në thelb nuk na tërheq më në një ballafaqim ushtarak me armiqtë tradicional, por me strategjemë organizon shkatërrimin e energjive kombëtare përmes një përzierjeje ideologjike, informuese, financiare, politike dhe metodave ekonomike, duke tentuar të na çojnë në shpërbërjen e mëtejshme strukturore e socio-kulturore drejt kopalsit të plotë shoqëror dhe falimentimit të shteteve tona. Kjo është shumë e rrezikshme.

Sipas teorisë së luftës së pakufizuar që funksionon po rritet në maksimum roli i strukturave, mjeteve dhe metodave jo-ushtarake, duke përfshirë luftën, aktet e terrorizmit, krimet kibernetike, manipulimet mediatike dhe financiare të kombinuara në planin kombëtar dhe ndërkombëtar. Konflikti modern e ka kapëcyer kufirin e shtetit-komb apo të hapësirës së përbashkët kombëtare, si në rastin e kombit shqiptar. Ai po godet egërsisht kudo ku jetojnë shqiptarët në botë.
Ajo përpiqet të depërtojë brenda jetës së popullit shqiptar një varg të ndryshme mënyrash për të na luftuar dhe goditur nga brenda duke mos përjashtuar aftësitë konvencionale, taktikat dhe formacionet e parregullta, aktet terroriste, çrregullimin kriminal përfshi dhunën dhe detyrimin pa kriter për kapitullim shtetëror.

Strategjia Kombtare si vizion …..