Shkruan: Arsim Zekolli
Situata politike ne Shqiperi dhe Serbi, ashtu si dhe ne Maqedonine e veriut, duhet kuptuar si mesim per shoqerine Kosovare per pasojat e apatise dhe rutines. Eshte jo vetem naive, por edhe rrezikshme te mendohet se Kosova eshte disi imune ndaj sfidave qe jo vetem degjeneruarn skenen politike, por edhe degraduan diskursin shoqeror.
Ne kuptimin e sfides, Kosova duhet te gjeje menyre qe krahas kujdesit qe ka ndaj mbrojtjes te opozites nga apetitet qeverisese, aq me shum duhet insistuar edhe ne mbrojtjen e partive te vogla, grupimeve qytetare nga apetitet e opozites qe te ruan monopolin dhe statusit te “i pari ne pritje para dere” duke sakatosur apo sabotuar partite me te vogla rivale. Mungesa e vemendjes dhe reagimit ndaj kesaj dukuria aq prezente ne sistemet unipartijake ne Serbi, Shqiperi, Maqedoni, patjete do sjell kete fenomen edhe ne Kosove. Dhe kete duhet parandaluar me c’do kusht.
Kurthi qe kercenon Kosoven eshte tentativa e qeverise, ashtu si dhe opozites, te manipulon me paraqitje te “miki-maus” partive qe imitojne kinse opozite, por ne esence bejne punet e pista ne favor te padronit ne qeveri apo opozite. Deri me tani, Kosova kishte kete eksperience me perzierjet e faktoreve Devolli ne perzgjedhje lideresh opozitare apo blerje top-tan te partive si LDK, PDK. Mungesa e reagimit nga keto parti, ashtu si dhe relativizimi i ketij korupcioni masiv nga ana e mediave poashtu te koruptuara, ne fund solli deri te degjenerimi palcor i opozites, por edhe te besimit te shoqerise ne kuptimin e qendrimit kritik ne politike.
Sjellja e LDK, PDK pas epizodit me intrigen Osmani, me shum se sjellja pas debaklit zgjedhor, sjell ne spikame nevojen per reformim total te opozites dhe distancim te ketij kuadri opozitar te komprometuar dhe harxhuar. Kosova ka nevoje urgjente per perfaqesim opozitar por edhe me shum per konkurence reale, kredibile, serioze dhe aspiruese per sundim me programe konkrete dhe oferta reale. Kjo zbrazeti qe egziston tani, ky vakum kercenon te mbushet nga ndonje “satelit opozite” te aranzhuar ose nga partite sunduese, ose nga ndonje Devolli ose agjenture te jashtme. Kete rrezik, LDK dhe PDK jo vetem qe nuk mund ta parandalojne, por me sjelljen tani me qartazi te qoroditur, mund vetem ta stimulojne dhe nxisin. Krejt kjo si pasoje e mendtalitetit destruktivist e hakmarres te skenes mediale qe amortizonte tehun kritik dhe apetitin reformues te opozites duke insistuar eksluzivisht ne rrenim te VV, por pa asnje ide, deshire, apo kapacitet per te forcuar, begatuar, adaptuar lidershipet sterile opozitare.
Qendrimet qyqyare nga LDK dhe PDK ndaj sabotimit Osmani ndaj shtetit te Kosoves, jo vetem qe vejne ne shprehje dorezimin e Lumirit, Bedriut para sfides te te qen burre-shtetas te pergjegjeshem, por edhe demaskuan dobesine internte, gjendjen e brishte perbrenda partive te formatizuara ekskluzivisht ne parime zhurme e sharjesh, jo ne politika te pergjegjeshme dhe atraktive. Si te tille, ashtu si “kontrarian oportunistet” ne Beograd, Tirane, Shkup qe aktrojne opozitarizem por jan kolaboracionist te establishmentit, ashtu dhe opozita ne Kosove me sjelljen e saj eshte shendruar – padashje – ne aleat te cementimit te dominances dhe fuqizimit edhe me te madhe te VV.
Fati i DOS, fati i LSDM dhe fati i PD tani me dy duar dhe dy kembe po troket ne dyert e LDK dhe PDK. Nuk do mund ta fajesojne Albinin nese vendos te ua hap deren.




