Setien: Largohemi të trishtuar nga Kupa e Mbretit

 

Trajneri i Barçës u paraqit para mediave në “San Mamés” për të analizuar humbjen e dhimbshme të ekipit të tij, në minutën e fundit të lojës, dhe eliminimin nga Kupa e Mbretit.

 

“Ne po e lëmë Kupën e Mbretit të trishtuar, sepse është e dhimbshme se si humbëm, por më mbetet imazhi që ekipi ka dhënë, i cili ka qenë shumë i mirë. Portieri ynë nuk ka bërë fare pritje. Gjithçka ka shkuar mirë, përveç rezultatit. Jam i lumtur me punën që ka bërë ekipi. Kemi bërë hapa përpara në gjërat që duhet të përmirësojmë”.