Serwer: ShBA-ja dhe BE-ja të turpërohen që mbështetën Asociacionin

Eksperti amerikan i sigurisë, Daniel Serwer, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të turpërohen që e shtynë përpara iniciativën për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në një kolumne ai ka thënë se ShBA-ja dhe BE-ja kanë menduar se përmes dhënies së AKS-së kanë menduar se do ta moderojnë Serbinë, por si këmbim kanë marrë përpjekjet e presidentit serb Aleksandër Vuçiq për destabilizim, njofton Klan Kosova.

“Kjo duhet të turpërojë të gjithë ata diplomatë amerikanë dhe evropianë që kanë shtyrë AKS-në. I pari midis tyre është Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, por këshilltari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet dhe shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së Josep Borrell ndajnë poshtërimin”.

“Ata menduan se dhënia e AKS-së Beogradit do të moderonte pikëpamjet e tij. Kjo ishte e pamend. Ajo që ata morën në vend të kësaj ishin përpjekjet e Vuçiqit për destabilizimin. Ata morën gjithashtu një sërë reagimesh vërtetë fyese nga kryeministri i tij, që synonin gjermanët dhe evropianët e tjerë”.

“Këto përfshijnë një shtytje për të vendosur trupa serbe në Kosovë dhe për ta bërë të qartë se Beogradi nuk është i interesuar për momentin në ndjekjen e ambicieve të deklaruara të anëtarësimit në BE”.

Më poshtë e gjeni kolumnen e plotë të tij të përkthyer në gjuhën shqipe.