Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës.
Në bazë të vendimit, benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të shtrenjtohen për 1 denarë për litër, ndërsa dizeli për 0.50 denarë.
Sipas çmimores së re, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 82,00 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të shitet për 84,00 denarë.
Një litër DIZEL do të kushtojë 74 denarë.