Sërish bllokon Bullgaria!

Shkruan: Medai Shaholli

Sërish ngec në klasë ‘Severna’ e Zajkos, e cila ra nga provimi pasi Bullgaria ka bllokuar hapjen e negociateve me BE-në, por vetoja bullgare ka bërë që edhe këtë radhë përpos ‘severnës’ të ngec padrjetësisht edhe Shqipëria në përpjekjet e saja për të hapur negociatat me Brukselin.

Shqipëria e ka pësuar këtë radhë për shkak të ‘severnës’ të cilën burokratët e Brukselit e lanë në klasë së bashku me të duke mos e ndarë secilën veçmas në rrugën e saj të integrimeve europiane.

Shqipërisë po i bëhet një padrejtësi e madhe në këto procese duke e lidhur fatin e saj me atë të ‘severnës’, e cila ka konflikt interesi me Bullgarinë për shkak të identitetit dhe të gjuhës që pala bullgare i quan si pjesë të identitetit bullgar dhe për këtë shkak po penalizohet dhe Shqipëria.

‘Severna’ e Zajkos nuk i ka plotësuar kushtet për të hapur negociatat sepse ajo nuk është shtet demokratik e cila mohon dhe nuk njeh identitetin kombëtar dhe gjuhësor të shqiptarëve të cilët përbëjnë afro 40% të popullësisë së gjithëmbarshme.
Ndërsa nga nga ana tjetër shteti i ‘severnës’ ankohet se Bullgaria nuk njeh gjuhën ‘sllavo-maqedone’ si gjuhë të identitetit të tyre por që këtë të drejtë ajo nuk ia njeh shqiptarëve.

Dhe paradoksi këtu qëndron te servilët shqiptarë të pushtetit siç është DUI, ku përmes ministrit të jashtëm maskotë Bujar Osmani, thonë se ‘severna’ e tyre i ka zbatuar të gjitha reformat që i ka kërkuar BE, por që penalizohen për shkak të vetos bullgare ndërsa për statusin denigrues dhe gjuhën shqipe që nuk e njeh kushtetuta e Zajkos kjo bandë servilësh dhe tradhtarësh hesht dhe nuk bëzan për hir të pushtetit.

Madje, ata që pretendojnë se ‘vijnë nga ish UÇK-ja dhe nga ideali luftës për liri’ (sot disa nga krerët e ish UÇK-së dhe idealit për liri manipulojnë në emër të lirisë dhe barazisë ) nuk kanë asnjë vërejtje pse shqiptarët e ‘severnës’ nuk e kanë atë status që duhet ta kenë në preambulën e kushtetutës dhe në nenet e saj si komb shqiptar autokton dhe i barabartë me sllavo-maqedonët, por përkundrazi denigrohen me emërtime dhe sajesa të turpshme si gjuhë pa emër dhe si gjuhë e 20%!

Ndaj, ‘severna’ e Zajkos dhe ‘vëndi’ i Aliut nuk meritojnë hapjen e negociatave pa njohur statusin e barabartë dhe të gjuhës shqipe, në të kundërtën çdo shmangie nga kjo e drejtë legjitime e popullit shqiptar do të konsiderohet si akt i tradhtisë së lartë kombëtare e klasës politike shqiptare që për hir të pushtetit kanë groposur interesat kombëtare.

Thashethemet mediatike që u përhapën se gjoja Ali Ahmeti ka bërë kërkesa për ndryshimet e simboleve shtetërore që paskësh bërë me qeverinë e koalicionit janë hedhur poshtë nga kryeministri Zajko si të pavërteta.
Dhe nuk ka sesi të shpresosh nga një lider si Ali Ahmeti që ka pranuar denigrimin kombëtar në MO dhe në ndryshimet kushtetuese të kërkojë ndryshimet e simboleve të shtetit të cilat nuk përfaqsojnë përbërjen etnike të shtetit por ruan supremacin e mbajtjes të të gjitha atributeve shtetërore vetëm për sllavo-maqedonët.

Shqiptarët kanë çfarë të mësojnë nga bullgarët për qëndrimet që ata mbajnë në raport me vëllezërit e saj sllavo-maqedon.
Shqiptarët duhet të kërojnë atë që kërkon Zajko nga bullgarët, të njoh në kushtetutë statusin e barabartë të shqiptarëve dhe gjuhën shqipe si të barabartë me sllavishten e Zajkos.

Por tradhtia nuk ka brirë, ajo është vulosur në kushtetutë nga kjo klasë politike shqiptare së bashku pozitë dhe opozitë, ku edhe njëherë mbi kushtetutën e re u rikonfirmua roli dhe supremacia e një kombi dhe një gjuhe mbi të popujt e tjerë, ndërsa shqiptarët trajtohen si pakicë e papërfillshme pa emër dhe gjuha shqipe si gjuhë e bashkësisë së një shifre imagjinare!