Sërish aksident vdekjeprurës në rrugët e Maqedonisë, vetura godet për vdekje një këmbësor

Mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate, në rrugën rajonale Strumicë-Vallandovë ka ndodhur një aksident fatal, ku një veturë ka përplasur për vdekje këmbësorin 44 vjeç.

“Me datë 07.05.2024 në ora 23:55 në SPB-Strumicë është raportuar se në rrugën rajonale Strumicë – Vallandovë, përballë fshatit Kosturino, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Strumicës, i drejtuar nga K.M. (46) nga fshati Kuklish i Strumicës, ka goditur këmbësorin R.S. (44) nga fshati Josifovë i Vallandovës. Pas aksidentit R.S. është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strumicë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja e të njëjtit”, thuhet në raportin e MPB-së.