Sërish 15 viktima nga koronavirusi, më i riu 41 vjeçar

Në 24 orët e fundit sërish janë shenuar 15 viktima në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi, si një ditë më parë. Sipas MSH, viktima më e re është në moshë 41 vjeçare. Shtatë viktima janë shenuar në Shkup (76,63,84,82,75,80 dhe 85), tre në Veles (41, 86 dhe 57), dy në Gjevgjeli (60 dhe 51г), një në Resnjë (70), Dellçevë (59) dhe Ohër (87). Gjithsej janë regjistruar 628 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve 353 në Shkup, kurse në Tetovë, Kumanovë, Prilep e Veles janë regjistruar nga mbi 30 raste, transmeton gaseta Lajm.Janë shëruar 531 pacientë, prej të cilëve gjysma janë nga Shkupi.