Sergi Roberto e ka vazhduar kontratën edhe për një vit me skuadrën e Barcelonës.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Lojtari do të qëndrojë në “Camp Nou” deri në verën e vitit 2023.
Për ta vijuar qëndrimin te “blaugranat” spanjolli u pajtua me ulje të pagës, marrë parasysh problemet financiare që klubi aktualisht i ka.




