Serena Williams dukej mahnitëse në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Princess of Asturias 2025’, të mbajtur të premten në Spanjë.
Ylli i tenisit, 43 vjeçe, e cila së fundmi pranoi se ka përdorur një ilaç për humbje peshe, kishte veshur një fustan të kuq të ndezur, elegant dhe me një supe të zbuluar.
Fustani i ngushtë theksonte belin e saj, duke nxjerrë në pah linjat trupore, ndërsa e kishte kombinuar me një palë taka elegante, shkruan DailyMail.
Serena mori Çmimin “Princess of Asturias” për Sportin, gjatë ngjarjes që u zhvillua në Teatrin Campoamor.
Këto çmime jepen çdo vit për individë dhe organizata nga e gjithë bota, të cilët kanë arritur suksese të veçanta në fusha të ndryshme.
Së fundmi, Serena ka ndarë sekretin pas transformimit të saj të madh fizik – vetëm një muaj pasi kishte shqetësuar fansat me pamjen e saj të re.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.