Serbomëdhenjtë promovojnë rivizatimin e kufijve të Ballkanit!

……
“Pobjeda”/Podgoricë:
Portali “Vidovdan” që është i lidhur me qarqe të afërta me klerin dhe udhëheqjen e Kishës Ortodokse Serbe, publikoi një artikull nē të cilin, pa cituar asnjë burim ose provë të vetme, pretendon se ekziston një “ofertë sekrete amerikane për Serbinë” që përfshinë një rivizatim radikal të kufijve në Ballkan.

Në tekstin e botuar më 18 gusht nën titullin:”Oferta sekrete amerikane për Serbinë”, praktikisht njoftohet zhdukja e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut (por edhe e Kosovës v.j) si shtete sovrane. Ky skenar paraqitet si plan i supozuar i Uashingtonit për “stabilizimin” e rajonit dhe integrimin e tij të plotë në strukturat euroatlantike.

Në një artikull revizionist dhe propagandistik, “Vidovdan” pretendon se, në “këmbim të anëtarësimit në NATO” dhe ndërprerjes së lidhjeve strategjike me Rusinë dhe Kinën, Serbia do të merrte Republikën Serbe dhe pjesën më të madhe të Malit të Zi. Pjesët e mbetura të territorit malazez, sipas këtij konstruksioni, do t’i takonin Kroacisë dhe Shqipërisë.

Në të njejtën kohë, sipas “Vidovdan”, Bosnja dhe Hercegovina do të mbetej pa Republikën Serbe, Kroacia do të merrte pjesë perendimore të Bosnjës, ndërsa Maqedonia e Veriut do të ndahej në zonat serbe, shqiptare dhe bullgare.
Në këtë mënyrë, sipas autorit, do të plotësoheshin orekset territoriale të “tre kombeve më të mëdha – serbëve, kroatëve dhe shqiptarëve”.

Është veçanërisht simptomatike që ky skenar nuk paraqitet vetëm si mundësi teorike. Autori e quan zgjërimin territorial të Serbisë “ofertë e parë pozitive e Perendimit”, duke e trajtuar zhdukjen e shteteve fqinje si një pazar të pranueshëm politik.

Ndonëse autori e pranon se askush në Uashington, Bruksel ose Beograd nuk e mbështet zyrtarisht një hartë të tillë, ai më pas pretendon pa prova se “strukturat e shtetit të thellë” (deep state në SHBA) po përgatiten të ndryshojnë kufijtë e Ballkanit. Është një kontradiktë që zbulon thelbin e tekstit: kjo nuk është ofertë e konfirmuar amerikane, por një konstruksion spekulativ dhe propagandues.

Publikimi i haratve të tilla nuk është lojë gjeopolitike pa rrezik. Ballkani ka një përvojë te dhembshme me projektet për “shtetet e pastra etnike”. Shtetet nuk janë mallra që mund të tregtohen.Nën maskën e strategjisë së supozuar amerikane, këtu konfirmohet ideja e Serbisë së Madhe, paralelisht me asgjësimin ose coptimin e hiq më pak se katër shteteve. (“Pobjeda”, Podgoricë)
…..
P.S

Duhet theksuar se “Pobjeda” e Podgoricës ka hequr disa pjesë të tekstit të publikuar në “Vidovdan”, që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare. Ato do t’i sjellim në vijim:

“Çështja e Kosovës po pamundëson lidhjen e Serbisë me Perendimim. Hapësira shqiptare do të bashkohej përmes Kosovës dhe pjesëve të vendeve fqinje. Çështja shqiptare do të kanalizohej në një hapësirë politike, në vend që njëkohësisht të ushtronte presion mbi Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë”.

Ndonëse ideologët e shovenizmit serb duan të lënë përshtypjen e “zemërgjërësisë” në raport me çështjen shqiptare, kjo është e tejdukshme dhe e pavërtetë.

Pse?

Sepse askund nuk përmendet Lugina e Preshevës
dhe as nuk thuhet nëse Serbia ka hequr dorë nga Kosova në kufijtë aktualë. Nëse po – përse nuk e njeh shtetësinë e Kosovës? Kjo është dëshmi se orekset serbomëdha nuk janë liruar nga ambiciet për përvetësimin e territoreve shqiptare. Në këtë rast mbulohen me eufemizmin “hapësira politike shqiptare”, duke bërë lojë me harta dhe duke u thirrur rrejshëm te Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

*Status fejsbuku i publikuar nga analisti z.Milazim Koci