Serbia shtrëngon kufijt, hyrje vetëm me PCR dhe vaksina! A vazhdon për qytetarët e Maqedonisë?

Për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të qytetarëve të infektuar, Serbia pritet të sjellë vendim për shtrëngim të kufijve. Përveç me teste PCR dhe karantinë, hyrje do të mundësohet edhe për qytetarët e vaksinuar. Këtë rekomandim e ka bë Shtabi serb I Krizës, kurse pritet të miratohet edhe në qeveri. Por a do ta vazhdojë kjo masë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut?
Sipas gazetës Blic, kjo rregull nuk do të vazhdojë për qytetarët e Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Bullgarisë, Malit të Zi, Hungarisë dhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Qytetarët e këtyre gjashtë vendeve do të mund të hyjnë në Serbi pa test negative.
Mirëpo kjo tek duhet të precizohet me dispozitë të qeverisë.