Serbia po e luan viktimën në kufi, ky është faji i Edi Ramës!

Një situatë tensionuese po mbretëron tash e tetë ditë me radhë në kufirin e Kosovës me Serbinë, në pikat Jarinjë dhe Bërnjak për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targat.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dërguar në kufi Policinë dhe Njësitë Speciale të Kosovës.

Derisa ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje për të evituar konfliktet e mundshme, të hënën pjesëtarë të KFOR-it që kujdesen për ruajtjen e paqes në Kosovë, kanë bërë me dije që kanë marrë masa për uljen e tensioneve.

Kështu, komandanti i misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Franco Federici, tha se masat e ndërmarra në veri të Kosovës kanë për qëllim uljen e shpejtë të tensioneve, si dhe rivendosjen e mjedisit të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet”.

Po të njëjtën ditë, KFOR-i ka shtuar edhe patrullimet në mbarë Kosovën, përfshirë edhe pjesën veriore.

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në mbarë Kosovën dhe vazhdon të jetë i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, që të ofrojë ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinë në mbarë Kosovën, përfshirë në veri të Kosovë”, thuhet në deklaratën e misionit të KFOR-it.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Serbisë kanë akuzuar Kosovën për shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit për lëvizje të lirë. Madje, Serbia edhe ka kërcënuar pasi ushtria serbe është vendosur në gjendje gatishmërie dhe avionët e saj luftarakë kanë fluturuar pranë bllokadave në veri, në disa raste gjatë ditëve të fundit.

Ndonëse nën tensione ende nuk dihet se si mund të përfundojë gjithë kjo situatë, ku Kosova po respekton marrëveshjet që janë nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, ndërsa Serbia pothuajse si ҫdo herë po i ikën marrëveshjeve, duke pretenduar se Kosova po bën shkelje të tyre.

Mehazi: Me serbët e asaj nuk mund të veprohet ndryshe, përveҫ forcës

Njohësi i ҫështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për ‘Bota sot’ ka bërë një analizë të situatës së krijuar në veri, duke thënë se, me serbët e asaj zone nuk mund të veprohet ndryshe përveҫ forcës.

“Me serbët e Jarinës, Zubin Potokut, Bernjakut nuk mund të veprohet ndryshe përveç forcës, ata janë ndër pakicat më të prapambetura në Kosovë, Serbia qëllimshëm llojet e këtyre sorteve të pakrasitura mendore e kulturore serbe i ka larguar nga Serbia për shkak problemeve, që nga koha e ish-Jugosllavisë e ju kanë ndërtuar shtëpi brenda kufijve të Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë e Malit të Zi për të manipuluar Serbia me kalljen zjarreve brenda këtyre shteteve fqinje për të fituar territore”, vlerëson ai.

Sipas tij, edhe Kosova duhet vepruar njësoj sikurse Kroacia e cila kishte larguar ‘dinosaurët serb të “Kninska Republikës Serbe”, brenda territorit të saj.

“Sikurse Kroacia që hoqi qafësh dinosaurët serbë të “Kninska Republikës Serbe” brenda territorit kroat, njëashtu duhet vepruar edhe qeveria e Kosovës ndaj këtyre egërsirave serbe brenda Kosovës që kurrë nuk do ta lënë të qetë Republikën e Kosovës. Njëherë e përgjithmonë duhet larguar këtë sorte të dinosaurëve serbe nga Kosova. Vetëm operacionet policore, pse jo edhe ushtarake mund ta shpëtojnë Kosovën nga kjo politikë kancerogjene serbe, për ndryshe kjo sëmundje serbe për Kosovën do jetë e pashërueshme dhe vdekjeprurëse”, thekson Mehazi.

Ai thotë tutje se fajtor për këtë sjellje të serbëve ndaj Qeverisë së Kosovës është edhe Edi Rama, pasi po i jep krahë Vuҫiqit për të sulmuar Kosovën.

“Fajtor për agrisivitetet serbe ndaj qeverisë së Kosovës në Jarinë, Bernjak e Zubin Potok është edhe Edi Rama që me anë të Ballkanit të Hapur i ka dhënë krah Vuçiqit për të sulmuar Kosovën, me Ballkanin e Hapur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, Shqipërinë e konsideron si koloni serbe”, thotë ai.

Demaj: Qeveria dhe institucionet e Kosovës nuk duhet të bëjnë asnjë tolerim

Po ashtu edhe Vendim Demaj, ish pjesëtar i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, veprimtar dhe analist në Shqipëri, thotë se situata e krijuar në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinë në kufirin e Kosovës me Serbinë, është artificialisht e krijuar nga Serbia në këtë kohë që po bëhen negociata mes Kosovës dhe Serbisë,

Ai rikujtoi se Kryeministri Albin Kurti është treguar shumë i prerë në kërkesat e Kosovës ndaj Serbisë.

“Kjo situatë është qëllimisht e ideuar nga Serbia me qëllim të përdorimit si argument dhe presion ndaj bashkësisë ndërkombëtare, për të paraqitur Kosovën si shtet nacionalist që nuk pranon multietnicitetin dhe të paaftë për të bërë integrimin e gjitha komuniteteve. Kjo ngjarje e paralajmëruar është një sprovë e fortë për Kosovën dhe për të testuar seriozitetin e qeverisë Kurti, ndaj qasjes së kërkesave për vazhdimësinë e dialogut, prandaj në asnjë mënyrë apo rrethanë, qeveria dhe institucionet e Kosovës nuk duhet të bëjnë asnjë tolerim, por të vazhdojnë me përpikmëri zbatimin dhe vendosjen e plotë të recipricitetit. Përndryshe bashkësia ndërkombëtare do të shtojë presionin ndaj institucioneve të Kosovës derisa të detyrojë zgjidhje të njëanshme, që do të jetë në favor të Serbisë”, thotë Demaj për ‘Bota sot’.

Ai thotë më tutje se vazhdimësia e kësaj situate do të varet nga qëndrimi i Kosovës në ditët që do pasojnë.

“Prandaj e ritheksoj se duhet mbrojtur dhe qëndruar stoik në vendimin e drejtë që është ndërmarr në lidhje me targat e automjeteve, biles duhet avancuar dhe më tej deri në rikthimin e taksës 100%”, u shpreh ai.

Demaj potencoi se Serbia gjithmonë ka treguar se investon shumë në politikën e saj të jashtme, prandaj dhe bashkësia ndërkombëtare vazhdon të anoj nga ana e padrejtë e historisë dhe realitetit, sepse nuk mund t’i kërkosh Kosovës heqjen e vendimit për targat e përkohshme, ndërkohë që Serbisë as që i kërkohet një gjë e tillë.

“Nëse në këtë situatë do të kemi tërheqje të njëanshme të qëndrimit të qeverisë së Kosovës, atëherë ky do të jetë dështim që mbart pasoja dhe dorëheqja e qeverisë do të jetë i vetmi opsion”, thotë ish pjesëtari i UҪK-së, Vendim Demaj.