Serbia konfirmon me emër dhe mbiemër vrasjen e Faton Hajrizit

Ministria e Brendshme e Serbisë, thotë se Faton Hajrizi është ai i cili e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi.

Kjo u cek gjatë një komunikate të lëshuar nga MPB-ja serbe ku thuhet se ministri i brendshëm i këtij vendi, Ivicia Daçiq vizitoi në spital policin e plagosur.

“Nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq ka vizituar sot në Spitalin e Përgjithshëm në Loznicë Vjekoslav Iliqin, polici i cili mbeti i plagosur natën kur Faton Hajrizi qëlloi dhe vrau Nikolla Kërsmanoviqin”, shkruan në komunikatë.

Daçiqi kërcënoi duke thënë se do të sanksionohen ashpër të gjithë ata që guxojnë të sulmojnë anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Para kësaj komunikate të lëshuar, u publikua edhe një tjetër, ku ministri i brendshëm serb, e konfirmoi zyrtarisht vrasjen e Hajrizit duke e cekur me emër dhe mbiemër.

“Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq tha sot se terroristi shqiptar Faton Hajrizi, i cili një natë më parë vrau policin Nikola Krsmanoviq dhe plagosi policin Vjeskoslav Ilic në Lipnički Šor, është likuiduar në atarin e Banjës Koviljaça”, shkruan aty.