Serbia i ofron Maqedonisë edhe 100 mijë vaksina

Serbia është e gatshme t’i ofrojë Maqedonisë së Veriut edhe 100 mijë vaksina, ka deklaruar deputeti serb në parlamentin e Maqedonisë, Ivan Stolkoviq.
Stoilkoviq ka thënë se ka biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në këtë temë dhe se për këtë e ka informuar edhe kryeministrin, Zoran Zaev.

“Serbia është e gatshme t’i japë Maqedonisë së Veriut 90 mijë vaksina kineze dhe një numër solid të vaksinave ruse”, ka deklaruar Stoilkoviq për Sitel, transmeton gazeta Lajm.
Ai ka shtuar se për të realizuar një donacion të tillë, shteti serb duhet të marë leje nga prodhuesi i vaksinave, por është shprehur i bindur se kjo leje do të sigurohet pa asnjë problem.

Stoilkoviq vlerëson se Serbia ka arritur të furnizohet me numër të nevojshëm të vaksinave pasi me kohë ka aplikuar për to, kurse Maqedonia e Veriut është vonuar.