Serbi që luftoi kundër UÇK-së në Koshare, sot e kësaj dite frikohet në gjumë (Foto)

Dragan Nikoliç nga fshati Crnojeviq në komunën Svërljig të Serbisë, në vitin 1999 ka luftuar kundër UÇK-së në Kosharë. Ai është plagosur, pasi një granatë i ka rënë në afërsi.
“Atëherë i janë paralizuar duart dhe këmbët dhe është dërguar për shërim në Pejë. Pas luftës është sëmurë nga sindromi i stresit posttraumatik, e para ca kohe ka përjetuar edhe dy sulme në tru”, shkruan Telegrafi serb, transmeton gazeta Lajm.
Në spitalin e Nishit kanë thënë për mediumet se frika e tij është afatgjate dhe se vështirë mund të shërohet.
“Ai është i sëmurë rëndë, i palëvizshëm dhe flet me vështirësi”, kanë thënë në spitalin e Nishit.