Në rrjetet sociale qarkullon një video e një prifti ortodoks në protestat e mbrëmjes së djeshme në Beograd. Në video shihet se si prifti tenton të shpëtoj një protestues i cili po tërhiqej zvarrë nga një polic civil.
Të rinjtë në rrjete sociale kërkojnë që ai të jetë kreu i ri i Kishës Ortodokse. Mediumet lokale njoftojnë se prifti Antoni është përjashtuar nga Kisha Ortodokse për shkak të sjellejes së tij kundër autoriteteve qeveritare.
Sipas të njëjtave mediume, prifti Antoni ishte arrestuar në vitin 2012 për shkak se me makinë kishte sulmuar zyrtarë policorë në një punishte.