Serbët s’pyesin nëse je nga Tirana apo Prishtina, mjafton të jesh shqiptar!

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Serbët s’pyesin nëse je nga Tirana apo Prishtina…, mjafton te jesh shqiptar, dhe dajakuan ua ke borxh!!! Pra, thjeshte, per ata mjafton te jesh shqiptar, dhe ata te sulmojne kafshërisht, egersisht…, sic i sulmuan mediet e Tiranes NEWS 24, Top Channel , por edhe ato te Prishtines etj.

Ne kete fatkeqesi, me keqardhje dhe me zhargon absurd krahasues, me duhet te them se “MIRË U BË QË RA KY MORT” e u PAMË (!), gjegjesisht e kuptuam realitetin e hidhur perball shqiptareve, te cilin serbet e kultivojne institucionalisht me dekada e shekuj. Per ta kuptuar
E besoni se me kolege shqiptarë nga Tirana, me publicist e politikanë (jo te gjithe kuptohet) me ore kisha bere debat dhe nuk arrija t’i bindja se “per serbet jemi njesoj, si ju, si ne!”!. Ama, kujt t’i tregosh… Ne si shqiptarë, sikur jemi te prirur t’i besojme gjithkujt por jo edhe te vertetes! Kaq, per medite dhe shqiptaret e Tiranes.

Cfare te them per shumicen e kolegeve te mi nga Prishtina?? Me dhimbsen sinqerisht se kane nje qasje defetiste, pesimiste dhe shume disfatiste. Mednyra e raportimin eshte kolaboracioniste ne disa raste. Habitem! Ashtu zi, nuk raportojne as mediet e Beogradit te kontrolluar nga Vuciqi. Une e kuptoj se disa prej tyre kane edhe kapital nga biznesmenë serbë, ama te raportosh ne menyre tendencioze dhe destruktive kur shteti ndodhet ne rethana qe jane krijuar aktualisht, assesi ta kuptoj.

Mjerimi dhe vaji, megjithate, paskan emer!