Serbët shpresojnë për jetë më të mirë pas zgjedhjeve

Në Serbi, sot janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare, ato u organizuan edhe në Kosovë.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, që në këto votime të Serbisë mbanë edhe postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë kosovare, për në vendvotim u shoqërua nga kolegë partiakë, kandidatë për deputetë e qytetarë tjerë të veriut të Mitrovicës.

Këtë proces, Rakiq e quajti demokratik, teksa thirri serbët për dalje masive në zgjedhje.

Brenda shkollës “Mihajllo Petroviq-Allas”, që është qendra më e madhe e votimit, nuk u respektua distanca mes votuesve, ndërsa jo të gjithë bartnin maska e dorëza.

Serbët e Mitrovicës, që identifikoheshin me letërnjoftimet e Serbisë, nuk e konsiderojnë veten si votues të diasporës.