Serbët në veri kërkojnë formimin e Asociacionit

Policët serbë dorëzojnë dorëheqjet në stacionin policor në veri

Qytetarë serbë të veriut të Kosovës protestuan të dielën në sheshin Car Lazar në veri të Mitrovicës në kundërshtim, siç thanë, të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të vendimit për targat dhe njëkohësisht kërkuan formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Protesta u zhvillua një ditë pasi përfaqësuesit politikë dhe ata institucionalë serbë u larguan nga institucionet e Kosovës, në të gjitha nivelet. Pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës dorëzuan dorëheqjet e tyre në stacionin policor në veri të Mitrovicës./21Media