Serbët në panik pas rënies së qeverisë Hoti: Albin Kurti sërish kryeministër, do na i kthejë taksat!

Në raportimet e mediumeve serbe, e veçanërisht atyre që shquhen për theksin e tyre antishqiptar si gazeta Novosti, vërehet keqardhje për rënien e qeverisë së Avdullal Hotit. Njëkohësisht, tek këto mediume, vërehet frikë, e mos të themi panik nga fakti që Albin Kurti është në prag të kthimit në postin e kryeministrit.
Që në titullit e vetë, këto mediume nënvizojnë frikën se negociatat Beograd-Prishtinë me Kurtin nuk do të jenë të lehta, siç ishin me Avdulla Hotin dhe partnerët e tij.

“Kurti po kthehet për ta minuar dialogun: Zgjedhje të parakohshme në Prishtinë në fillim të vitit, vetëvendosja ka gjasat më të mëdha”, raporton Novosti.

Në raportimin e mediumeve serbe vërehet qartë edhe frika se me rikthimin e Albin Kurtit kryeministër, do të kthehen edhe taksat ndaj produkteve serbe, transmeton gazeta Lajm.

“Të rikujtojmë se Kurti si kryeministër në fillim të këtij viti ishte kundërshtar i ashpër i tërheqjes së taksave për produktet serbe. Poashtu, qeveria e tij miratoi dokument me të cilin kërkohet revidim i të gjitha marrëveshjeve me Beogradinqë janë arritur në negociata. Në atë dokument thuhet se dialogu do të zhvillohet për çështjet e ‘ marrëdhënieve bilaterale dhe të fqinjësisë, duke përfshi edhe çështjen e personave të zhdukur, reparacione për dëmet e luftës dhe okupimin, sukcesionin e pasurisë së ish Jugosllavisë ku Kosova ka qenë element përbërës dhe njohje të ndërsjellë mes dy vendeve”, shkruajnë mediumet serbe.