Serbët me autobus shkuan për votime në Serbi (VIDEO)

Dhjetëra autobusë me qytetarë serb, kanë udhëtuar për në Serbi e janë kthyer përsëri në Kosovë gjatë të dielës.

Ata morën pjesë në referendumin që shteti serb organizoi për ndryshimet kushtetuese, meqë në territorin kosovar kjo iu ndalua nga Qeveria e Kosovës.

Një pjesë e madhe e transportit u sigurua nga kompania “Barileava Turist” nga Prishtina e cila ishte nën kontraktore e një kompanie transporti nga Mitrovica.

Nga operatori prishtinas thanë për Klan Kosova se kjo kompani është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallime etnike dhe për transporte të tilla janë në dispozicion dhe kanë të gjitha licencat e nevojshme.