Senatori Marty Golden përkrah kandidatin shqiptar për deputet në Nju Jork, Marko Kepi (Video)

Deri sa po afrohen zgjedhjet e 23 qershorit për deputetët në Asamblenë Shtetërore të Nju Jorkut, po rritet edhe përkrahja për kandidatin e ri shqiptar, Marko Kepi, kandidat për deputet në Nju Jork.
Së fundmi Kepi, i cili është në garë me një kundërkandidat me prejardhje greke, ka marrë përkrahje të fuqishme edhe nga senatori amerikan, Marty Golden, senator me ndikim të madh në Uashington.
“Gjatë 20 viteve të mia duke shërbyer për ju kam takuar shumë liderë të jashtëzakonshëm- Marko Kepi është një lider të cilit mund t’i besoni se do të jetë në shërbimin tuaj.
Ky marinar i ri është figura që pikërisht na nevojitet për të rindërtuar ekonominë tonë dhe për t’u rikthyer në punë pas kësaj pandemie të tmerrshme-Marinarët asnjëherë nuk dorëzohen! Ju ftoj të më bashkëngjiteni në përkrahjen për Marko Kepin për Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut-do të krenohemi të gjithë me të, jam i sigurt!”, thotë senatori Marty Golden, në mesazhin e tij përkrahës për kandidatin Marko Kepi.

Kepi është shqiptar me prejardhje nga Shkodra, kurse fushatën parazgjedhore e zhvillon me hartën e Shqipërisë Etnike dhe të Çamërisë. Në intervistën e dhënë për Lajm Tv në fillim të vitit, kepi pat premtuar se do të përfaqësojë me dinjitet komunitetin shqiptar të Nju Jorkut nëse fiton zgjedhjet. Edhe pse është kandidat republikan, ai nuk ka hezituar të kundërshtojë qëndrimet e të dërguarit amerikan, Ri;ard Grenell për dialogun Kosovë-Serbi, duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij.
Kepi ka mbështetje të figurave të fuqishme politike në nju Jork, kurse shef i shtabit të tij zgjedhor është ish kongresmeni, Majkëll Grim. Grim poashtu pat deklaruar për Lajm Tv se me një mobilizim të fuqishëm të komunitetit shqiptar, gjasat e Marko kepit për fitore janë maksimale.
Sipas hierarkisë amerikane, asambletë (parlamentet) e 50 shteteve siç është asambleja e Nju Jorkut ku garon Marko Kepi, radhiten pas Senatit dhe Kongresit, por për çështje brenda shtetit përkatës shpeshherë e kanë fjalën kryesore.