“Je shoku im i ngushtë”, ka shkruar ajo krahas postimit duke treguar raportin e afërt që kanë krijuar.
Foto: Instagram
Edhe pas përfundimit të aventurës së tyre në Big Brother VIP Albania 5, Selin dhe DJ Gimbo kanë vazhduar të jenë pranë njëri-tjetrit dhe të ndajnë momente që dëshmojnë lidhjen e fortë mes tyre.
Postimet e fundit kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët vazhdojnë të komentojnë për marrëdhënien dhe afërsinë e dyshes jashtë shtëpisë së famshme.
Ata nisën romancën brenda formatit, por që jashtë është bërë edhe më e fortë.
Kjo dëshmon se lidhjet brenda nuk krijohen vetëm për lojë, siç potencohet dhe ka aludime vazhdimisht.