Selimi godet VLEN-in: Alta Banka mban firmën dhe vulën tuaj!

Sefer Selimi ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të VLEN-it për ta lidhur rastin e Alta Bankës me vendimet e qeverisë së kaluar.

Ai pretendon se po ngatërrohen qëllimisht vendimet për shitjen e aksioneve shtetërore në banka me vendimin për lejimin e hyrjes së Alta Bankës në treg.

„Alta Banka mban firmën dhe vulën tuaj, me emër e mbiemër!”, deklaron Selimi, duke kërkuar që VLEN të japë përgjigje për vendimin e marrë nga qeveria aktuale për hyrjen e bankës në treg.