Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ju ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën të dashurit e tyre në tragjedinë e Bullgarisë.
“Një ditë zie, një ditë e kobshme për të gjithë ne! Na ngelet vetëm ngushëllimi sidomos familjarëve që sot përcollën për në banesën e fundit, më të dashurit e tyre.
U prehshi në paqe shpirtra të pafajshëm!”, është shprehur Sela. (INA)




