Selami shpjegohet: Regjistrimi shtyhet, nuk ndërpritet

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami është shpjeguar në lidhje me vendimin që u mor sot në takimin mes liderëve Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.

Thotë se procesi i regjistrimit është shtyrë për popullsinë që jeton në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq regjistrimi i diasporës vazhdon.

“Regjistrimi SHTYHET! Pra nuk do mbahet siç ishte e planifikuar nga 1-21 Prill por nga 5-30 Shtator! Regjistrimi i Diasporës NUK NDËRPRITET! Pra, ai vazhdon kështu si që zhvillohet tani, deri më 30 Shtator! Regjistrimi NUK ANULOHET! Pra për t’u anuluar duhet të prishet e të mos mbahet fare”, sqaroi Selami, transmeton TV21.