Ilmi Selami, ish-zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror të Statistikës (EShS) në emisionin “Dialog te Lajm’i”, ka fol edhe për mënyrën se si maqedonasit duhet t’i lexojnë shifrat.
“Po t’i shohe shifrat një maqedonas, do të thoshte… për dallim nga regjistrimi i fundit kur ne kemi qenë më tepër, tani paskemi ra shumë, gjegjësisht shqiptarët qenka rritur shumë. Ata duhet të ndalen dhe të thonë jo ‘qenkan rritur shumë’, por ‘ne jemi këta’.. këto janë shifrat reale, hajdeni të ndërtojmë politika reale mbi këto shifra reale… e jo të shkohet e të thuhet 29.52% do ta fshijmë dhe do ta marrim 24.30% (përqindjen e shqiptarëve), ose nuk do e marrim 54 % sa janë maqedonas, por do e marrim 58% maqedonas sa janë…Dmth shifrat statistikore nuk lexohen ashtu sic të pëlqejnë ty, por ashtu sic janë. Dhe nisur nga kjo, neve në terren na krijohen problem, merr Gjyqi kushtetues etj., disa partitë politike fillojnë të bëjnë politika të dëmshme.. Çfarë ka?! Hajdeni të ulemi e bisedojmë! Ligji e thotë, numri i përgjithshëm i të regjistruarve, është numri i cili duhet të merret parasysh…” , ka thënë zoti Ilmi Selami, ish-zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror të Statistikës (EShS) në emisionin “Dialog te Lajm’i”.



