Sela: Zgjedhja e qeverisë pro-evropiane të udhëhequr nga Abazoviq, lajm i gëzueshëm për rajonin

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar Dritan Abazoviqin për marrjen e funksionit të kryeministrit në Mal të Zi. Sela thotë se zgjedhja e një Qeverie pro-evropiane në Mal të Zi është lajm i gëzueshëm për tërë rajonin.

“Zgjedhja e një qeverie të re pro-evropiane në Mal të Zi, të udhëhequr nga politikani shqiptar nga Ulqini, Driton Abazoviç, është lajm i gëzueshëm për tërë rajonin. Kryeministrit Abazovic i urojmë shëndet dhe suksese në detyrën e re, duke shprehur gatishmerinë tonë për të punuar së bashku për një të ardhme evropiane të vendeve tona”, ka shkruar Sela.