Sela: Zaev po “luan” me dorëheqjet, askush nuk është i pazëvendësueshëm

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një intervistë në Tv24 ka folur për tragjedinë e Tetovës, njofton infomagazin.

Sela ka deklaruar se dorëheqjet e ofruara nga zyrtarët duhet pranuar sepse 14 njerëzit që humbën jetën më nuk janë në mesin tonë dhe sipas tij, ata, ndërruan jetë në mënyrën më të keqe të mundshme.

“personat që humbën jetën, ndërruan jetë në mënyrën më të keqe të mundshme, duke u djegur të gjallë, dorëheqjet duhet pranuar, arsyetimi i Zaev se do të shoh hetimet njëherë pastaj do të vendos është vetëm për të relativizuar situatën”, tha Sela, i cili shtoi se me këtë rast tragjik për fat të keq po bëhet vetëm reklam për “hetuesi” të drejtë.