Sela: Të shtunën në Kuvend kërkojmë shkarkimin e Taravarit (Video)

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët , Ziadin Sela, gjatë një konference për media nga selia partiake në Tetovë njoftoi se për të shtunën ka thirrur seancën e Kuvendit Qendror ku do të kërkohet përgjegjësi për Kryetarin e partisë, Arben Taravari.

Sela theksoi se përkundër vendimit të organave partiake të ASH-së, që partia të shkojë e vetme në zgjedhjet parlamentare, Taravari ka vendosur që të kundërshtojë këtë, me publikimin e djeshëm në Facebook ku kërkoi mbështetje nga ASH-ja që në zgjedhje të shkohet me opozitën shqiptare.

Prononcimin e plotë të Selës mund ta ndiqni në videon më poshtë: